LAJME / E Hënë 23 Mars 2026, 18:06

“Kur kisha unë famë, Rogerti luante bixhoz”/ Artani hap thesin pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar, i thashë…

Rogertin e larguan nga Shqipëria se u mori lekët njerëzve kur punonte në KESH! Artani hap thesin: Gruan e gjeta të traumatizuar, i kishte ndodhur ajo që…

Këngëtari i njohur Artan Kola ishte i eliminuari i së shtunës nga Big Brother VIP Albania 5.

I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Artani rrëfeu gjithçka pas daljes, duke hedhur edhe akuza ndaj banorëve, të cilët refuzoi t’i takonte.

“Kur kam qenë unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët. Rogerti p.sh. punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz. Prandaj iku, nuk i thashë unë këto brenda se nuk jam unë Rogerti. Ajo lojë për mua ka mbaruar. Kur dola më thanë bravo të qoftë se nuk ia dhe dorën askujt” – tha Artani.

Këngëtari tregoi se nga loja e tij në Big Brother ishte prekur edhe bashkëshortja.

“Gruan e gjeta të traumatizuar. Big Brother ajo nga ana tjetër. Akuza… i thashë para se të futesha, e mban mend, mund të dalin dhe pislliqe. P.sh. kam shkuar në një dasmë, kam marrë 2 mijë euro dhe i kam fshehur 500 euro, ose i kam luajtur në bixhoz” – shtoi Artani.

Sipas tij, në lojë u penalizua për shkak se ishte shumë i drejtpërdrejtë.

“E keqja ime është që jam shumë i drejtpërdrejtë dhe kjo më ka penalizuar gjithë jetën”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE