LAJME / E Shtunë 18 Prill 2026, 20:08

Kur "GODET" Amerika, dridhet edhe HAGA: "E vërteta e UÇK-së nuk mund të mposhtet e as të baltoset"

Dy zyrtarë publikë të lartë amerikanë kanë dhënë përkrahje për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Gjenerali i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mick Kicklighter, në një bisedë për televizionin Dukagjini ka treguar se si ishte takuar para gati një dekade me ish-Presidentin Hashim Thaçi.

Pos tij, edhe Tony Hall – pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan që nga viti 1979 deri në 2002, ka folur për televizionin rreth procesit në Dhomat e Specializuara për Kosovë.

Ai thotë se në një shoqëri demokratike, nuk ka dëgjuar në karrierën e tij të gjatë politike e diplomatike që njerëzit të mbahen për 5 vjet në burg pa ndonjë vendim. E ka quajtur këtë të pakuptimtë e të padrejtë.

Ndërkohë, oficeri ushtarak Kicklighter – që gjithashtu ka shërbyer edhe si Inspektor i Përgjithshëm në Departamentin e Mbrojtjes nën Administratën Bush në vitin 2007, thotë se për të i gjithë ky proces është me të meta, raporton RTVDukagjini.

Ish-kongresisti Hall problematike veçanërisht e sheh rrjedhën dhe prejardhjen e shumë prej akuzave.

Ndërkohë, ish-ministri e ish-ambasadori Ahmet Shala, që ishte pikë reference ndërmjet këtij ekipi dhe ish-krerëve të UÇK-së, beson se përfundimi i këtij gjykimi do të jetë në favor të tyre.

Kjo është java e fundit kur pritet që të mbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërkaq vendimi pritet më së voni në fillim të verës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE