
Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i Mondi Mëhallës alias Edmond Hyka, i cili u qëllua me plumb në kokë.
Mësohet se janë arrestuar ish-ortaku i biznesmenit dhe roja i karburantit, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje. Ish-ortaku i viktimës është vendosur në pranga për shkak të konflikteve që ka pasur me 43-vjeçarin, ndërsa burimet informojnë se ndaj tij deri më tani s’ka ndonjë provë konkrete.
Ndërkohë roja i karburantit në pronësi të viktimës akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Hetuesit dyshojnë se ai ka qenë në dijeni të rrethanave para ose pas ngjarjes, por nuk ka njoftuar autoritetet.
Sot pritet gjithashtu të mbahet dhe ceremonia mortore për 43-vjeçarin, që do të zhvillohet nën masa të shumta sigurie, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve po vijojnë intensivisht.
Kujtojmë se ditën e djeshme Naldo Gjini u shoqërua nga policia dhe po verifikohet në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Ai dyshohet se ka përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip Audi, që është identifikuar nga hetuesit si makina e përdorur në ngjarjen kriminale.
Naldo Gjini është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet. Ndërkohë, policia ka kryer kontrolle në banesën e tij, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
