LAJME / E Hënë 20 Prill 2026, 09:09

Kroacia reagon ndaj Vuçiqit: Po e keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen me Kosovën dhe Shqipërinë

Në një përgjigje për Gazetën Express, Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se Serbia po e keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen trepalëshe ndërmjet Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës.

Sipas autoriteteve kroate, kjo marrëveshje nuk ka karakter kërcënues apo ofensiv, por është e orientuar drejt bashkëpunimit teknik, shkëmbimit të përvojave dhe zhvillimit të kapaciteteve në fushën e mbrojtjes, me synim forcimin e stabilitetit në rajon.

Reagimi i Zagrebit vjen pasi Vuçiq paralajmëroi se Serbia do të vazhdojë të armatoset, duke e lidhur këtë me zhvillimet e fundit në rajon. Megjithatë, pala kroate thekson se deklarimet e tilla nuk i konsideron shqetësuese dhe i sheh më shumë si qëndrime politike të brendshme.

Në të njëjtën kohë, Kroacia rikujton se Serbia ka një marrëveshje bashkëpunimi me të që nga viti 2010, e cila është edhe më e gjerë se marrëveshja aktuale trepalëshe, por që nuk përmendet nga zyrtarët serbë.

Kroacia, si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, nënvizon se bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë është transparent dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke synuar stabilitet dhe jo përshkallëzim të situatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE