LAJME / E Martë 28 Prill 2026, 10:10

Kritikoi drejtorin 24-vjeç për moshën, si Flamur Noka emëroi Greta Koçin drejtoreshë pa punuar asnjë ditë më parë në administratë, detyrat që i caktoi dhe fshirja e ditëlindjes në kontratë (dokumenti)

Deputeti i PD-së Flamur Noka denoncoi tre ditë më parë emërimin e “të rinjve patronazhistë” në poste publike. Noka i referohej emërimit të një 24 vjeçari si zëvendësdrejtor i Portit të Durrësit dhe propozimit të një 26 vjeçareje për Ambasadore të Shqipërisë në Katar. Sipas Nokës dy ‘rioshët’ nuk i kanë thënë punës njatjeta.

Flamur Noka ka qenë ministër i Brendshëm gjatë periudhës qershor 2012 deri në shtator 2013, kohë gjatë të cilës ka ‘dhënë prova’ që tregojnë konceptin dhe mentalitetin e PD-së për shtetin, meritokracinë dhe demokracinë.

Një nga shembujt është emërimi i këngëtares Greta Koçi direkt drejtoreshë e Drejtorisë së Marrëveshjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit dhe Integrimit në Ministrinë e Brendshme, pa punuar asnjë ditë më parë në administratë, pa arsim përkatës, pa plotësuar kriteret, pra me katapultim, thjeshtë qokë politike, duke shkelur parimet themelore të shtetit të së drejtës.

Dokumenti i emërimit të Greta Koçit drejtoreshë është firmosur në 9 prill 2013 nga Isuf Çelaj, i cili në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, ndërsa Noka ministër.

Në kontratën e firmosur për të filluar punë Greta Koçi si drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme, mungon data e lindjes së këngëtares. Vendi ku duhej shënuar data e lindjes së drejtoreshës së re është lënë bosh, duke reflektuar kështu një kompleks të këngëtares, e cila për vite me radhë thoshte se ishte 16-vjeçe

Ndërkaq, data e fillimit të punës është shënuar katër ditë para datës kur është firmosur kontrata.

Dokumenti i punësimit parashikon 6 kushte që duhet të plotësonte këngëtarja. Një nga kushtet është edhe të respektojë orarin e punës, ndoshta më i vështiri për t’u përmbushur nga Greta Koçi, e cila kishte shumë angazhime artistike, por edhe politike, pasi Koçi ishte edhe kryetare e FRPD-së.

Nuk ka të dhëna se si këngëtarja u larguar nga posti i drejtoreshës dhe as nëse është paraqitur ndonjë ditë në punë! Por, dihet tashmë se Partia Demokratike, menjëherë pas humbjes së pushtetit nisi të shqetësohej për fatin e njerëzve të saj në administratën publike. Në vitin 2014, PD-ja kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimet në administratë. Komisioni i u ngrit në janar të vitit 2015, por shumë shpjet u braktis nga anëtarët e PD-së.

I pyetur vite më vonë për raportet me këngëtaren, Noka ka pohuar se “ka pasur gjithmonë marrëdhënie zyrtare e korrekte”. Nuk dihet nëse Noka ka pasur në mendje mënyrën e punësimit të Greta Koçit kur premtoi se pas 12 majit 2025 vendit do t’i vinte era shtet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE