LAJME / E Diel 15 Mars 2026, 01:01

Kosova njeh kartat e identitetit të komunitetit serb, reagon Rama: BE urgjent duhet të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në platformën X, ka mirëpritur koordinimin midis Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt.

Rama ka deklaruar se shpërbërja e strukturave paralele në Kosovë është një punë e vështirë, por theksoi se BE-ja duhet të tregojë guxim dhe të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Sakaq, Rama ka kërkuar një avancim të mëtejshëm të Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE.

Ne mirëpresim koordinimin midis Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt.

Shpërbërja e strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet të tregojë të njëjtën guxim dhe të heqë masat ndëshkuese, të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”, ka shkruar Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE