LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 22:10

Kompania e Kushner i bie "mohit" Edi Ramës për Zvërnecin: Nuk jemi të përfshirë, ne vetëm duam që Shqipëria të

Ndërsa projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec vijon të ngjallë debat dhe kundërshti në Shqipëri, e bija e presidentit amerikan, Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë mohuar çdo përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë investim.

Sipas një deklarate të kompanisë Affinity Partners, në pronësi të Jared Kushner, firma nuk ka asnjë rol në projektin që është bërë objekt protestash dhe polemikash publike.

Pas një kërkese për koment nga CNBC, kompania orientoi gazetarët drejt një agjencie të marrëdhënieve me publikun, duke sqaruar se çdo shtetas amerikan i përfshirë në nismë vepron në kapacitet personal dhe jo në emër të Affinity Partners.

Nga ana tjetër, kryetari i Sazan Real Estate Development LLC, Asher Abehsera, mbrojti projektin duke deklaruar se ai synon të promovojë potencialin turistik të zonës dhe të krijojë mundësi të reja ekonomike për vendin.

“Qëllimi ynë është i thjeshtë: të promovojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë. Në fund, e ardhmja e këtij projekti do të përcaktohet nga Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë”, u shpreh Abehsera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE