LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 14:02

Kjo është shifra katastrofale e vdekjeve në trafik në vitin 2025 në Kosovë

Ajo çfarë ka gjetur Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare të Ministrisë së Infrastrukturës për vitin 2025 e konfirmon atë që thoshim prej kohësh: se për vdekjet e shumta në rrugët e autostradat e Kosovës dikush duhet sot të ishte në burg.

Siç e dini, për një periudhë fare të shkurtër afër 10 veta vdiqën nga aksidente në rrugët e Kosovës. E në total, siç tregon Raporti vjetor i punës së Policisë së Kosovës, 111 veta e kanë humbur jetën në aksidente për një vit dhe, dëgjoni mirë, 16 mijë e 681 persona janë lënduar nga aksidentet rrugore veç në vitin e fundit.

Dy gra nga Shqipëria në Autostradën Ibrahim Rugova vdiqën. Një familje ra në humnerë në rrugën Dollc-Gjakovë, baba vdiq. Tre të rinj n’liqe në Badovc vdiqën në vendin ku po ndërtohej një urë.

Një grua tjetër tash vonë prapë në autostradë.

Rrugët në Kosovë janë ndërtuar e shtruar pa leje, 111 veta të vdekur për 1 vit
Raporti vjetor i policisë tregon se në vitin 2025 ka pas rritje të përgjithshme të numrit të aksidenteve, plot 24 mijë e 150 kanë ndodhë.

Të gjitha këto raste nuk janë vdekje, por vrasje. Sepse të gjitha do kishin shanse evitimi, sepse të gjitha ndodhën për shkak të gabimeve njerëzore. Dhe këtë do ta shihni edhe nga raporti.

Në faqen 15 të raportit thuhet se, pasi kanë rishikuar procedurat e prokurimit dhe kontratat e nënshkruara, “është konstatuar se në shtatë raste kontratat për ndërtimin, rehabilitimin, zgjerimin dhe rikonstruktimin e rrugëve rajonale dhe nacionale janë nënshkruar gjatë vitit 2025 pa u pajisur paraprakisht me leje ndërtimore nga Ministria”.

I njëjti raport thotë se “këto raste përfshijnë investime me vlerë të konsiderueshme financiare dhe tregojnë për praktikë të përsëritur të fillimit të projekteve pa plotësimin e kushteve ligjore të nevojshme”.

Vëmendje këtu, “rastet kanë ndodhur si rezultat i moszbatimit të kërkesave ligjore nga ana e Ministrisë”.

Po ashtu, tregon raporti, ka pasur mungesë të një mekanizmi funksional dhe kontrolle efektive të brendshme për trajtim dhe lëshimin e lejeve.

Dhe përveç plot pasojave, kjo praktikë, e thotë prapë raporti, “mund të ndikojë në sigurinë dhe cilësinë e punimeve”.

A e kuptoni pse ka ndodhë kështu? Pse rrugët janë punu e shtru pa leje ndërtimore? Sepse kështu është kriju mundësia me vjedh pa kontroll. Dhe si pasojë e grykësisë së frikshme të këtij kasap pushteti, kanë vdekë edhe njerëz nga këto rrugë që, kur janë të vjetra, nuk mirëmbahen e kur bëhen të reja, bëhen keq.

Raporti vjetor i policisë tregon se në vitin 2025 ka pas rritje të përgjithshme të numrit të aksidenteve, plot 24 mijë e 150 kanë ndodhë.

Rritje të aksidenteve me pasoja fatale, rritje të aksidenteve me lëndime, rritje të aksidenteve me dëme materiale. Nuk ka ndodhë kjo rritje rastësisht.

Kjo ndodhë me një qeveri që, në vend se me ia fal besimin popullit që e zgjedh e ligjeve e kushtetutës që ua mundëson me u zgjedh, ia fal vetes të drejtën me vjedh.

Kjo ndodhë kur institucionet udhëhiqen nga njerëz pa karakter, pa ndershmëri, pa integritet, pa mirësi e pa kurrfarë ndjenje të detyrës.

Këta vjedhin në rrugë të cilat për pasojë punohen keq e më pas ndodhin aksidente e vdesin njerëz, se këta nuk qeverisin bazuar mbi vlera, po mbi hajni.

E hajnia e tyre, siç pe shihni, merr edhe jetë. Prandaj këta nuk ish dashtë me qenë në kolltuqe ministrore, po në karriget e ftohta të gjykatave të Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE