LAJME / E Martë 7 Prill 2026, 01:01

Kjo është gruaja nga Kosova që dyshohet se u vr,a nga ish-burri në Austri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Austria, ku një grua 39-vjeçare nga Kosova është gjetur e pajetë në rrethana tragjike.

Viktima, Zoja Oroshi nga Gjakova, është gjetur në kopshtin e shtëpisë së saj në Baden, me plagë të rënda që dyshohet se janë shkaktuar nga mjet i mprehtë dhe armë zjarri.

Sipas raportimeve fillestare nga mediat austriake, i dyshuari kryesor për këtë krim është ish-bashkëshorti i saj, 47-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Çifti kishte katër fëmijë dhe, sipas informacioneve paraprake, mes tyre raportohet të kenë ekzistuar konflikte familjare edhe më herët. Megjithatë, motivi i saktë i krimit ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Policia e Austrisë po merret intensivisht me rastin, ndërsa pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të reja që do të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe trishtim të thellë, veçanërisht për faktin se viktima ishte nënë e katër fëmijëve.

Ky rast rikthen edhe njëherë në vëmendje shqetësimet për dhunën në familje dhe nevojën për ndërhyrje të hershme në situata të tilla, për të parandaluar pasoja tragjike.

Hetimet janë në vijim, ndërsa opinioni publik mbetet në pritje të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE