LAJME / E Hënë 11 Gusht 2025, 12:12

Kishte veshur bluzën me portretin e Arkanit, boksieri shqiptar rr*h në mes të Zyrihut djalin e kr*minelit serb

Boksieri shqiptar nga Kumanova, Astrit Sejdi, ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe është bërë e ditur nga ish-deputeti, Azgan Haklaj.

“Sot në orën 17:25′ në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot.

Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer!

Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, shkruan Haklaj.

Arkani (Zeljko Raznatovic), një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990.

U bë i famshëm si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Ai u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë.

Ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë).

Arkani u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE