LAJME / E Mërkurë 20 Gusht 2025, 15:03

Kiara nuk mban lotët në koncertin e Luizit në Shkodër

Mbrëmë, në qytetin e tij të lindjes Shkodër, këngëtari i njohur Luiz Ejlli mbajti një koncert spektakolar, duke mbledhur mijëra fansa dhe duke i dhuruar publikut një mbrëmje të paharrueshme.


Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, ndërsa Luizi emocionoi publikun me interpretimet e tij plot ndjenjë dhe energji.

Në këtë mbrëmje të veçantë nuk munguan as momentet prekëse.


Video E Luizit dhe Kiares
Nëna e tij, partnerja Kiara dhe vajza e vogël, Luna Mari, ishin të pranishme për të përjetuar nga afër suksesin dhe emocionet e Luizit. Në një moment, ndjekësit e shumtë e rrethuan Kiara Titon, e cila e pushtuar nga emocionet nuk arriti t’i mbajë lotët.

Një nga kulmet e koncertit ishte kur Luizi surprizoi publikun duke marrë në skenë vajzën e tij, Luna Marinë, teksa performonte në skenë.


Ky moment i ëmbël dhe i ndjerë u prit me duartrokitje të forta nga mijëra fansa që kishin mbushur vendin.

Koncerti i Shkodrës u shndërrua jo vetëm në një festë të muzikës, por edhe në një dëshmi të lidhjes së fortë mes Luiz Ejllit, familjes së tij dhe publikut shkodran që e ka mbështetur fuqishëm në çdo hap të karrierës.


Një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtesën e qytetit dhe të gjithë atyre që patën fatin të jenë aty, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE