
Pas disa ditëve me temperatura në vlerat normale të muajit korrik, në vend duke nisur nga e enjtja rikthehet sërish i nxehti afrikan.
Sipas sinoptikanes Lajda Porja, duke nisur nga e enjtja temperaturat ne Shqiperi do të arrijnë deri në 40 gradë.
“Do të rriten nga dita në ditë, që nga enjtja 35 gradë, më pas 37, 38 dhe deri të dielën që shkon 39 dhe 40 gradë. Do ketë një shkëputje nga mesi i javës tjetër një freskim të shkurtër dhe më pas masa të nxehta afrikane”, tha sinoptikania Lajda Porja.
I nxehti do të përfshijë disa qarqe, ku temperaturat do të jenë më të larta.
“Shkodra, Elbasani, Berati, Gjirokastra, më pas Fieri dhe Tirana”, tha Porja.
Për shkak të pranisë së erës, rreziku nga zjarret, sidomos në disa zona pritet të jetë i lartë. Sipas sinoptikanëve muaji korrik pritet të jetë tepër i nxehtë mbi vlerat normale të tij, ndikuar edhe nga efekti El Nino që tashmë është aktiv.
“Temperaturat e larta do favorizojnë, parametri i erës sidomos në Lezhë e Vlorë, dhe era do të jetë prezente dhe do jetë problem për zjarret”, tha Porja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
