LAJME / E Mërkurë 29 Prill 2026, 19:07

Kërkon lirinë/ Ilir Meta kërkesë të re në GJKKO, ofron 50 mijë euro për

Ish-Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar një kërkesë të re në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ në një masë më të lehtë sigurie.

Meta ka ofruar 50 mijë euro garanci pasurore, në këmbim të vendosjes ndaj tij të një mase më të lehtë sigurie.

Meta kishte ofruar edhe më herët garanci pasurore prej 50 mijë eurosh në GJKKO, për lënien e qelisë, kërkesë e cila iu refuzua nga Gjykata e Posaçme.

Ish-presidenti mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në SHBA, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie. Dosja ndaj tij dhe ish bashkëshortes Kryemadhi, tashmë ka kaluar për gjykim në themel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE