LAJME / E Mërkurë 11 Shkurt 2026, 14:02

Kërkohet ‘pezullimi’ i Diellës, aktorja Anila Bisha padi: U shkel kontrata, të mos përdoret imazhi im

Aktorja Anila Bisha ka paditur në Gjykatën Administrative Këshillin e Ministrave, Kompaninë Apel shpk, AKSHI-n dhe kryeministrin Edi Rama. Padia vjen pasi imazhi i aktores është përdorur edhe për ministren virtuale Diella dhe kjo sipas saj përbën shkelje të kushteve të kontratës, e cila është nënshkruar vetëm si asistente virtuale për shërbimet në e-Albania.

Përmes një kërkese për sigurim padie, aktorja kërkon që deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, të mos përdoren të dhënat e saj personale (imazh dhe zë), për avatarin e Ministres për Inteligjencën Artificiale. Aktorja Bisha pretendon se po i shkaktohet një dëm i madh dhe i pakthyeshëm.

“Kërkuesja do të investojë gjykatën me kërkesën për marrjen e masës së sigurimit të kërkesëpadisë, pasi vlerëson se, si rrjedhojë e veprimeve të palës së tretë, asaj i është duke iu shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm”, thuhet në padi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE