LAJME / E Premte 24 Prill 2026, 12:12

Këlyshi i ariut qëndroi mbi një pemë për orë të tëra, Shikoni çfarë ndodhi në operacionin e shpëtimit! (VIDEO)

Një këlysh ariu ka shkaktuar shqetësim në një lagje të Albany, New York, pasi u ngjit në një pemë dhe qëndroi aty për disa orë, duke detyruar ndërhyrjen e policisë dhe ekspertëve të kafshëve.

Sipas mediave lokale, përfshirë New York Post, ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit, kur këlyshi u ngjit në një pemë pranë një banese dykatëshe.

Ai mbeti në të njëjtin vend edhe pas lindjes së diellit, çka bëri që banorët të njoftonin autoritetet për shkak të shqetësimeve për sigurinë e kafshës dhe zonës.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Shtetit të Nju Jorkut, me qëllim planifikimin e një operacioni të sigurt për zbritjen e ariut dhe kthimin e tij në mjedisin natyror në Malet Catskill.

Autoritetet vendosën një rrjetë mbrojtëse dhe dyshekë poshtë pemës për të shmangur lëndimet në rast rënieje. Këlyshit iu dha edhe një injeksion anestezik për ta qetësuar, por efektet e tij u vonuan për disa orë.

Gjatë operacionit, kafsha vazhdoi të lëvizte në degë dhe madje u ngjit më lart. Më pas, një degë u thye dhe këlyshi humbi gradualisht ekuilibrin, duke rënë fillimisht në një degë më të ulët dhe më pas në rrjetën e vendosur nga shpëtimtarët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE