LAJME / E Shtunë 18 Prill 2026, 23:11

“Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale: Jam strateg

Debatet mes katër finalistëve nuk kanë munguar as mbrëmjen e sotme, në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 5.

Rogerti dhe Miri janë përplasur ashpër mes tyre, ndërsa akuzonin njëri-tjetrin për prishjen e aleancës së tyre.

Nga njëra anë, Miri është shprehur se Rogerti e ka përdorur miqësinë e tyre për të arritur në finale, kurse vetë Rogerti u shpreh se Miri nuk kishte më asnjë lojë për të bërë.

Mateo: Rogerti është si kasetë e prishur. Vetëm ofendime dhe akuza. Asnjë akuzë e re, vetëm ofendime të reja. I ka futur thikë pas shpine Mirit.

Rogerti: O Miri, mos u shit me ato mesazhe “Big Love”. Nuk të ka ardhur mesazh për lojtar.

Rogerti: Ti, zotëri, ke ngelur pa lojë.

Miri: Problemi është se Rogerti u rikthye te Prime i 27 janarit. Jam super lojtar. Edhe të kam përdorur. Ke qenë ushtari im kamikaz. Je kamikaz.

Rogerti: Jam strateg. Unë nuk të mbaj më me mirësjellje.

Rogerti: Unë luftoj për vete, ky për vete.

Mateo: Ky është niveli më i ulët i shoqërisë.

Rogerti: Miri ma ka futur 100 herë. Ka folur kundër meje kur ka qenë Tani.

Mateo: Nuk është mirë Rogerti. Ka temperaturë.

Miri: Është komplet jashtë orbite. Të gjitha këto që thotë i ka bërë ky. Kam ngrënë shumë sulme vetëm se kam qëndruar me këtë.

Rogerti: Nuk je lojtar i fortë.

Miri: Rogerti, kur erdhi nga Prime-i i kaluar, nuk priti asnjë moment që ta uroja për finalen, por e tregoi që ka përdorur miqësinë time për të arritur në finale. I bëre vetes vetëvrasje.

Selin: E kam parashikuar kur kam thënë që këta do hanë kokat e tyre në mënyrë figurative, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE