
Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit.
Task-Forca e përbashkët e ngritur nga Administrata Tatimore dhe ajo Doganore ka zbarkuar në terren, duke identifikuar shkelje flagrante në dy pika të njohura tregtimi, “Eida” dhe “Gega”.
Sipas njoftimit zyrtar, ky operacion është pjesë e një plani të gjerë operacional të Ministrisë së Financave, i cili synon monitorimin e rreptë të sektorit të naftës, pas dyshimeve për abuzime me çmimet dhe evazion fiskal.
Gjatë kontrollit në pikat e kompanive “Eida” dhe “Gega”, inspektorët kanë konstatuar një sërë shkeljesh të rënda që cenojnë legjislacionin në fuqi. Listimi i shkeljeve tregon një mungesë të theksuar të rregullsisë ligjore:
Evazion me faturat: Moslëshim i faturave tatimore për konsumatorët.
Informalitet në punësim: Punonjës të padeklaruar në organet kompetente.
Malli i jashtëligjshëm: Prania e sasive të naftës pa asnjë dokumentacion shoqërues, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
