LAJME / E Diel 28 Qershor 2026, 06:06

Kane dale detaje te reja nga ngjarja ne Pogradec

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e dhunës në familje, të ndodhur në lagjen 1 të qytetit të Pogradecit.

Çifti, Muhamet Shembilko, 78 vjeç, dhe Sherife Shembilko, 69 vjeçe, jetonin vetëm në banesën e tyre, ndërsa dy fëmijët i kishin në emigracion.

Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar Policinë pasi kanë dëgjuar zhurma nga banesa. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët kanë gjetur 69-vjeçaren të mbytur në gjak, me plagë të rënda.

Nga hetimet e para dyshohet se 78-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me një shkop në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar plagë të rënda.

E plagosura u transportua fillimisht në Spitalin e Pogradecit dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, 78-vjeçari është shoqëruar nga Policia, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë. (A2 Televizion) do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE