LAJME / E Hënë 22 Shtator 2025, 21:09

"Kam frikë me shku te Zoti”/ Deklarata e fortë e Petrovcit, çfarë tha ai para disa kohësh: Unë isha vetëm...

Sot u nda nga jeta Enver Petrovci, një nga figurat më të njohura dhe më të respektuara të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Aktori dhe pedagogu i shquar la pas një trashëgimi të pasur artistike, e cila do të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm.

Në një intervistë të dhënë para tre vitesh, Petrovci rrëfeu hapur bindjet dhe pasionin e tij të thellë për artin. Ai ishte i vetëdijshëm për talentin e tij, por edhe për përgjegjësinë që vinte me të. “Mendoj që pak kam punuar, pak kam bërë, nuk jam modest. Unë jam besimtar. Aty nuk kam dilemë, se e kam parë dritën e Zotit,” kishte thënë ai në atë intervistë.

Gjithashtu, Petrovci shprehu edhe frikën e tij për dhuratën e talentit që kishte marrë nga Zoti. “Kam frikë me shku te Zoti sepse më ka dhënë shumë mundësi, e unë nuk kam bërë asgjë. Në krahasim me atë se sa mundësi m’ka dhënë.”, tha ai. Gjithashtu nënvizoi veçoritë që e bënë artist të veçantë, si zëri, mendja, talenti për skenë, komponim, këndim dhe instrument, si dhe shëndetin që i mundësoi të ushtronte artin me pasion.

“E unë vetëm kam qenë shqiptar,” ishte shprehja e tij që reflektonte thellësinë e lidhjes së tij me identitetin kombëtar dhe artin.

Trashëgimia e Enver Petrovcit do të mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare, duke frymëzuar breza të rinj artistësh dhe duke lënë një model të paharrueshëm për jetën, talentin dhe përkushtimin ndaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE