
Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Plasticharska” në Shkup.
Rreth orës 22:40, një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur fuqishëm, ndërsa si pasojë drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas informacioneve të para, menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat e kanë transportuar të lënduarin në Spitalin e Qytetit, ku po merr trajtim intensiv mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë zyrtarisht e ditur.
Policia ka bllokuar pjesërisht segmentin rrugor dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Në vendin e ngjarjes janë vërejtur pjesë të shpërndara të motoçikletës dhe veturës, gjurmë frenimi dhe dëmtime të mëdha në të dy automjetet, që dëshmojnë për fuqinë e përplasjes.
Fotografitë dhe pamjet e siguruara nga ALSAT flasin vetë për përmasat e aksidentit. Motoçikleta shihet pothuajse e shkatërruar, ndërsa pjesa e përparme e veturës ka pësuar dëme të konsiderueshme. Shumë kalimtarë janë mbledhur në vendngjarje, të tronditur nga ajo që kanë parë.
Vetëm pak ditë më parë, unaza e Shkupit ishte vendi i një tragjedie të rëndë ku humbën jetën katër persona, ngjarje që tronditi opinionin publik dhe riktheu debatin për kujdesin në komunikacion dhe sigurinë rrugore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
