
Komuna e Prishtinës po shqyrton propozimin për vendosjen e një takse rrugore prej 10 eurosh për veturat që duan të hyjnë në zonën qendër të kryeqytetit.
Në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Inovacion, Luftar Braha tha se në këtë taksë nuk është i përfshirë i gjithë qyteti por vetëm zona “qendër” e tij.
“Qëllimi i taksës është për një zonë të caktuar të Prishtinës, nuk është për krejt Prishtinën, zonën e unazës së brendshme të kryeqytetit, zonën “Qendër”, ku ngarkesa në trafik është shumë më e madhe, por me reformat që po i bëjmë me transportin publik urban, ku do të dedikojmë shirita të caktuar për autobusë, transportin publik urban, domethënë autobusë lokalë, në të cilët udhëtojnë 80 mijë deri 120 mijë udhëtarë brenda ditës, çdo ditë, ngarkesa ka me qenë edhe më e madhe,
sepse minus një shirit në secilin drejtim, do të jetë ngarkesë shumë më e madhe për të gjitha veturat tjera dhe kjo mandej ka me kriju frustrim, prandaj po mundohemi që zona “Qendër” me u përdorë më pak, edhe atëherë që përdoret ngarkesa që i krijohet qytetit edhe qytetarëve që bashkëjetojnë këtu, me pasë një taksë që nuk është 10 euro, është 10 euro për kamionët, do të jetë për kamionët e rëndë,
për autobusët që janë të vjetër e që nuk i përmbushin kriteret, pastaj do të ketë kategorizime të tjera, brenda taksës për shembull munden me u liru veturat elektrike po kjo është çështje krejt e dëgjimit publik edhe e argumentimit, prandaj është në dëgjim publik, do të jetë deri më 24 qershor në dëgjim publik, ne i presim komentet e njerëzve, i presim argumentet kryesisht edhe në bazë të atyre argumenteve do të finalizojmë dokumentin e fundit që shkon në asamble që shkon diku në korrik për me u aprovu”, tha Braha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
