LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 08:08

“Je ti bandit”/ Plas sherri në TV mes Andi Bushatit Ardit Bidos: njerëzit dhe ty duhet të vendosin flakën fare!

Analisti Andi Bushati u përfshi në një debat të ashpër me deputetin e PS-së, Ardit Bido, në emisionin “Të Paekspozuar”, për dhunën e ushtruar nga politika ndaj protestuesve.

Bushati tregoi videon e dhunimit të një qytetari nga Durrësi që u shtri dhe u godit me shkollën e politikës, duke e cilësuar policinë e një bandit kriminel, për të cilin Bido që është një familje me 700 mijë lekë rrogë.

Biseda

Bushati: Kjo pamje nuk e jep asnjë media sot.

Bido: Po atë policin që i vajti në kokë.

Bushati: Këtu ke një qytetar të çmobilizuar dhe vjen një kriminel bandit.

Bido: Me 700 mijë lekë rrogë.

Bushati: Një kriminel bandit.

Bido: Një polic me 700 mijë lekë rrogë që mban familjen me bukën e gojës dhe nuk është si i PS si i PD, por i policisë së shtetit.

Bushati: Nëse flisni kështu 2 banditë.

Bido: Je ti bandit në radhë të parë nëse krahason dhunën fizike të një krimineli me neutralizimin që bën politikë.

Shih edhe VJOSA OSMANI në Bordin e Paqes në Davos, REAGON Rama: Ja pse nuk mora pjesë!
Bushati: Në çdo vend të një qytetari botëror të çmobilizuar, të shtrirë për tokë, vazhdohet të gjindet me shkollën.

Bido: Hajde hapim se çfarë ndodh në protestat në Gjermani, se në Amerikë flasin armët.

Bushati: Kjo është fytyra kriminale.

Bido: Hajde shikoni se çfarë ndodh në protestat në Gjermani.

Vatnikaj: Rregulloni Gjermaninë se e rregulluat Shqipërinë.

Bushati: Bëhen edhe filma, tha Elisa. O Bido nuk mund të mbrosh këtë.

Bido: Polici që ka neutralizuar individin nuk mund ta shoqërojë në komisariat.

Andi Bushati: Ik ore aman dole tani nga grekët te agjentët gjermanë. Ti thua edhe kur kapet Rama duke vjedh, thua vidhet edhe në Gjermani. Në këtë situatë absurde që fajësojmë të vjedhurin dhe të goditurin, duhet të jetë përderisa që të dalë në protestë.

Ardit Bido: Po dhunove do të arrestohesh.

Andi Bushati: Po të tregoj video, një qytetar i çmobilizuar, i bie politika me shkelm qytetarit të shtrirë. Unë tregoj faktin, ti thua po ushtron dhunë… Ku e ka ushtruar dhunën?

Ardit Bido: Po ti ku e di? Kjo vërtetohet në gjykatë. E di ti, në Amerikë kërcet plumbi ore. Nuk mund të thuash pse arrestohet. Pse një grup huliganësh që gjuajnë me vezë, politika e neutralizon…

Andi Bushati: Me logjikën tënde, që gjykon njerëzit në grup, pas asaj që kanë parë me Ballukun, edhe ty duhet të vendosin flakën.

Ardit Bido: Edhe ty.

Andi Bushati: Po edhe mua bashkë me ty.

Ardit Bido: Edhe ty edhe Yllit, ju jeni gjithë jetën themelim.

Ylli Rakipi: Ne jemi në punë.

Andi Bushati: Ka një diferencë të madhe, jam establishment, por nuk ka njeri që të votojë për një hajdute si Balluku. E ke vendosur ti kartonin. Mbro hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit. Voto për hajdutët dhe tund flamurin.

Ardit Bido: Ti duhet të dëgjosh dhe respektosh mendimin tim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE