LAJME / E Diel 19 Prill 2026, 17:05

Ja si nisi zjarri që përpiu pallatin te kompleksi ‘Arlis’ në Tiranë (Video)

Pamjet që shihni tregojnë momentet e para se si ka nisur zjarri në pallatin pranë Farmacia 10 në Tiranë, një ngjarje e rëndë që la në qiell të hapur dhjetëra familje dhe shkaktoi panik te banorët e zonës.

Nga ajo që vërehet në video, dallohet qartë grumbullimi i mbeturinave që qëndronte për një kohë të gjatë jashtë supermarketit, duke krijuar kushte të favorshme për përhapjen e flakëve. Këto mbeturina dyshohet se kanë qenë një nga faktorët kryesorë që ndikuan në përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Ndërkohë, ajo që bie më shumë në sy dhe konsiderohet befasuese është reagimi i një qytetari që ka kaluar pranë vendngjarjes në momentet kur zjarri ishte ende aktiv.

Ai nuk ka treguar asnjë shenjë reagimi apo shqetësimi, por ka vijuar rrugën e tij sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Kjo sjellje ngre pikëpyetje mbi ndërgjegjësimin dhe reagimin qytetar në situata emergjente të tilla, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE