LAJME / E Hënë 1 Qershor 2026, 23:11

Ja kush eshte personi qe u gjet i vdekur ne banesen e tij në Tetovë

Një ngjarje e trishtë është shënuar sot në Bllokun 82 në Tetovë, ku ka ndërruar jetë një i moshuar që para dy javësh ishte gjetur në gjendje të

rëndë jetese nga Agimi i Bamirësisë.

Sipas informacioneve, Agimi i Bamirësisë, së bashku me Ndërmarrjen Publike Komunale (NKP), kishte ndërhyrë për ta ndihmuar të moshuarin

duke i pastruar banesën, duke i siguruar ushqim dhe duke u kujdesur që ai të merrte mjekimin e nevojshëm.

Sot, fqinjët kanë vënë re se në banesën e tij nuk kishte asnjë lëvizje dhe kanë njoftuar institucionet përkatëse. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët pas hyrjes në banesë e kanë gjetur të moshuarin pa shenja jete.
Rrethanat e vdekjes pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE