LAJME / E Martë 5 Maj 2026, 12:12

Izraeli nuk pyet më për asgjë, shkatërron gjithëçka hedh predha me fosfor ndaj Libanit..!

Përleshje janë regjistruar në zonën Khallat al-Raj, në periferi të Deir Sirian, pas një përpjekjeje të re të forcave izraelite për të avancuar drejt qytetit Zawtar në jug të Libanit. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve.

Sipas raportimeve, më herët qyteti Zawtar al-Sharqiya është goditur nga granatime artilerie, ku pretendohet përdorimi i predhave me fosfor, një lloj municioni i ndaluar në disa kushte sipas të drejtës ndërkombëtare për shkak të efekteve të tij.

Granatime janë raportuar gjithashtu në qytetet Mefdoun dhe Haboush, në distriktin Nabatieh, duke zgjeruar zonën e përfshirë nga përplasjet.

Zhvillimet tregojnë për një përshkallëzim të situatës së sigurisë në jug të Libanit, në një moment tensionesh të larta në rajon.

Izraeli është i përgatitur për të gjitha skenarët pas zhvillimeve në Gjirin Persik, tha një zyrtar për The Jerusalem Post të hënën, duke shtuar se Kryeministri Benjamin Netanyahu zhvilloi disa konsultime sigurie gjatë gjithë ditës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE