LAJME / E Premte 29 Gusht 2025, 20:08

Islamikët ‘zhdukin’ Skënderbeun nga teksti i Ilir Shaqirit në një dasmë në Maqedoni

Teksti i këngës së njohur patriotike “Lulja e Kosharës” të Ilir Shaqirit u ndryshua gjatë një dasme në Tetovë, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në këtë interpretim, dy artistë të pranishëm performuan këngën, por varianti i kënduar nuk përmbante vargun origjinal “Gjaku i Skënderbeut”, i cili u zëvendësua me “Gjaku i këtij dheu”.

Ky ndryshim ka shqetësuar disa komentues, të cilët shprehën pakënaqësi për fshirjen e figurës historike të Skënderbeut nga teksti i këngës. Megjithatë, nuk munguan edhe ata që nuk panë problem në këtë modifikim.

Kënga e Lulja e Kosharës është një nga himnet më të njohura të Luftës së Kosovës, e dedikuar Mujdin Aliut, i cili ra dëshmor në betejën e lavdishme të Kosharës në moshën 25-vjeçare.

Një rast i ngjashëm duket se ka ndodhur edhe me interpretimin e këngës “Po i bjen era retë e zeza” nga këngëtari i ilahive, Adem Ramadani.

Në këtë version, refreni origjinal “Me gjoks flakën t’ia shuajmë topit, jemi gjaku i Kastriotit”, që lidhet me figurën e Skënderbeut, është hequr, duke ngjallur debate të ngjashme mes publikuesve dhe fansave të këngës.

Këto ndryshime kanë rikthyer në vëmendje diskutimin për ruajtjen e teksteve origjinale të këngëve patriotike dhe respektin ndaj figurave historike të shqiptarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE