LAJME / E Enjte 7 Gusht 2025, 18:06

“Ish-krerët e luftës po mbahen padrejtësisht në Hagë”/ Protesta kundër Gjykatës Speciale, flet ish-themeluesi i UÇK-së

Gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së, kreu i BDE-së, Ali Ahmeti tha se kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar, kur i është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti.

Si një prej ish-themeluesve të UÇK-së, Ali Ahmeti, e ka cilësuar të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, për ish krerët e UÇK-së. Sipas Ahmetit, UÇK-ja është e përmbajtur ndaj ligjeve të luftës, duke shtuar se qëllimi i saj ka qenë i karakterit çlirimtar.

“UÇK-ja është e përmbajtur në ligjet e luftës. Është e përkushtuar për mbrojtjen e komuniteteve nga gjenocidi, qëllimi i UÇK-së ka qenë çlirimtar,” tha ai.

“UÇK-ja asnjëherë nuk është marrë me të pafajshmit, asnjëherë nuk ka vrarë fëmijë e pleq. Lufta e saj ishte vetëm dhe vetëm për çlirim,” u shpreh ai para mijëra qytetarëve të mbledhur.

Duke nënvizuar mbështetjen masive të shqiptarëve nga të gjitha trojet, Ahmeti tha se “shqiptarët nga Struga, Gostivari, Shkupi e Kumanova vërshuan rrugët për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët”, duke shtuar se nderi dhe dinjiteti i tyre po rrezikohet padrejtësisht nga Gjykata Speciale.

Ai kujtoi se që nga viti 1994, UÇK-ja i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare dhe Konventës së Gjenevës, ndërsa lufta e saj kurrë nuk ka pasur karakter të ndonjë lufte kundër popujve të tjerë.

“Nuk është luftë tradhtare e as terroriste. UÇK-ja me udhëheqësit e saj solli ndryshime pozitive gjeostrategjike, duke sjellë Perëndimin, Amerikën dhe Evropën në Ballkan,” theksoi Ahmeti, duke kërkuar lirimin e çlirimtarëve që po përballen me akuza në Hagë.

Protesta u mbajt për të kundërshtuar padrejtësitë që, sipas OVL-UÇK-së dhe përkrahësve të saj, po u bëhen figurave kryesore të luftës për çlirim të Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE