LAJME / E Mërkurë 25 Shkurt 2026, 12:12

Ish-deputeti demokrat nuk i kursen kritikat: PD e mbushur me të paaftë, rreth Berishës janë...

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi nuk i ka ndalur kritikat në lidhje me zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike.

Teksa komentonte protestat e opozitës, Murrizi tha në Top News se PD është e mbushur nga të paaftët, që sipas tij i rrinë rrotull Berishës në kryesinë e PD-së.

“Nuk kam për t’i pranuar kurrë dy nënkryetarët e PD-së që janë zgjedhur pa votë dhe kanë mbytur me gaz militantët e PD-së. Në 20 shkurt duhet të flisnin ata që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës, dhe shkojnë dhe flasin dy fëmijë aty që në 91’, ishin 12 dhe 14-vjeç. Duhet të largohet të gjithë ata të paaftët, që i rrinë rrotull Berishës tek Kryesia. Janë ata që u futën në sqetullën e Berishës ku u bënë ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, deklaroi ai.

Më tej, ish-deputeti demokrat deklaroi se Partia Demokratike nuk do të vijë në pushtet pa u larguar “të paaftët”.

“Nihilizmi që kanë disa të paaftë rreth Berishës, që belbëzojnë kur dalin publikisht, janë si buf apo si brumbuj bajge rreth Sali Berishës, duhet të largohen. Me ata, Partia Demokratike kurrë nuk do të vijë në pushtet”, tha Murrizi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE