LAJME / E Hënë 6 Prill 2026, 19:07

Irani refuzoi propozimin , vjen përgjigjia e Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se ditën e nesërme është afati i fundit për gjetjen e një marrëveshjeje me Iranin, për t’i dhënë fund luftës.

Reagimi i Trump erdhi pasi Irani refuzoi propozimin e Pakistanit për një armëpushim 45 ditor, me argumentin se nevojitej një paqe e përhershme.

“Nesër është afati i fundit. Ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm”, deklaroi mes të tjerash Trump, teksa mbërriti në Shtëpinë e Bardhë.

Agjencia e Tehranit bëri të ditur se i ka përcjellë përgjigjen e saj Shteteve të Bashkuara përmes Pakistanit, i cili konsiderohet një ndërmjetës kyç në këtë proces.

“Ne nuk do të pranojmë thjesht një armëpushim,” deklaroi Mojtaba Ferdousi Pour, kreu i misionit diplomatik iranian në Kajro, në një intervistë për Associated Press të hënën.

“Ne pranojmë vetëm përfundimin e luftës, të shoqëruar me garanci se nuk do të sulmohemi më.”

Kjo përgjigje vjen përpara afatit të vendosur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për nisjen e bombardimeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe objekteve të tjera strategjike në Iran, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE