
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, ka deklaruar se pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, në vend ka ndodhur një “zgjim” që ai e cilësoi si një lloj revolucioni të ri, përcjell Kosova Post.
Përmes një postimi në platformën sociale X, Qalibaf reagoi ndaj vdekjes së zyrtarëve iranianë, duke paralajmëruar për pasoja të mëdha.
“JU NA ZGJUAT – PRITENI STUHINË”, shkroi ai.
Sipas tij, Irani nuk është më i njëjti pas këtyre zhvillimeve. Ai theksoi se, pavarësisht humbjeve, vendi po prodhon figura të reja dhe do të vazhdojë rrugën e tij.
“Kjo nuk është ekzagjerim; një tjetër revolucion po ndodh dhe po përhapet rrugë më rrugë”, u shpreh Qalibaf.
Në fund, ai shtoi: “Irani ishte në gjumë dhe ju na zgjuat – Një stuhi e paparë po vjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
