
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Treviso të Itali, ku një 36-vjeçar shqiptar ka shkatërruar kamionët e kompanisë së kunatit të tij, nga inati pasi ky i fundit e pushoi nga puna.
“Corriere” shkruan se shqiptari u fut në kompani teksa kunati i tij ndodhej me pushime, dhe me një çekiç i shkatërroi makinat e punës, duke shkaktuar një dëm prej 15 mijë eurosh.
Teksa shqiptari tentoi të largohej, ai u vu në pranga nga policia. I kontaktuar nga policia, pronari i kompanisë tha se kunati i tij (vëllai i gruas) ishte ‘xhindosur’, pasi e kishte shkarkuar nga puna pak kohë më parë.
Kur mendoi se ‘misioni’ e tij kishte mbaruar, ai u përpoq të ikte nga rruga që kishte ardhur. Megjithatë, një kalimtar e pa duke hyrë në kompani dhe telefonoi policinë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
