LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 13:01

“Ia thashë kryeministrit dje që pronën ma mori Artur Shehu, sot jemi në gjyq”, banori i Zvërnecit tregon historinë e tokës -

Teksa qytetarët pritet të mbajnë një protestë kundër resortit në Zvërnec, banori Minella Balliu tha për mediat se prona është blerë nga gjyshi i tij në vitin 1932 dhe sipas tij ekziston edhe dokumenti i blerjes dhe transkripti.

“Kjo pronë është e blerë nga gjyshi im në 1932, ndërsa ekziston dokumenti i pronës dhe transkripti. Ndërsa në 1946 më është sekesutruar 220 ha nga shteti komunist. Pas viteve ’90 ma ka njohur Gjykata e Vlorës. Toka ime është këtu (brenda territorit që këtu e deri tek kodra)” shpjegon Armand Xhelili.

Banori shton se këtë pronë Artur Shehu e ka marrë me dokumente të falsifikuara. Ai nënvizon se pronën Shehut ia ka njohur gjyqtari Alaudin Malaj, ish-kreu i Apelit në Tiranë në vitin 2009, pikërisht kur në pushtet ishte Sali Berisha.

“Këtë pronë e ka marrë Artur Shehu me dokumente të falsifikuara. Nga diskutimi që bëmë me Kryeministrin ia kam ngritur shqetësimin dhe i kam thënë se nuk duhet bërë asgjë pasi jam në proces gjyqësor. Arturi Shehut pronën ia ka njohur gjyqtari Alaudin Malaj, ish-kreu i Apelit në Tiranë në vitin 2009. Gjykata e Lartë e hodhi poshtë vendimin e Alaudin Malajt dhe çështja nisi nga fillimi në Gjykatën e Vlorës”, shtoi Minella Balliu.

Teksa mbante një kapele me emrin e Donald Trump, Balliu tha se ata janë pro investimit në Zvërnec

“E mbaj vet a do vijnë të investojnë amerikanët këtu unë jam pro investimit, se nuk do rrimë me kasolle në mal”, përfundoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE