LAJME / E Enjte 12 Shkurt 2026, 15:03

“I vuri gjobë 20 mijë euro”, ja kush është zyrtari i lartë që vuri në pranga gazetarin Eljo Lazen

Gazetari dhe pronari i portalit online Priza.al, Elio Laze, është arrestuar sot nga Policia e Shtetit në Tiranë, nën akuzën për gjobëvënie dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Sipas njoftimeve të mediave, Laze është denoncuar nga një zyrtar i Institutit të Shëndetit Publik, Klaus Shaqiri, të cilit, sipas pretendimeve, i kishte kërkuar 20,000 euro.

Hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës, nën drejtimin e prokurorit Asllan Bajramaj, çuan në arrestimin e gazetarit, i cili u kap në zyrën e tij në momentin që kishte përpara një shumë parash që iu sekuestrua nga autoritetet.

Policia dhe prokuroria po hetojnë dyshimet për përdorimin e ndikimit të pozicionit të tij mediatik për të ushtruar presion ndaj zyrtarit në fjalë dhe përfitime financiare.

Aktualisht, përveç arrestimit dhe sekuestrimit të shumës prej 5,000 euro, rasti vazhdon nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera mbi masat e radhës apo seancat gjyqësore të mundshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE