
Një ngjarje e rëndë dhe tejet tronditëse ka ndodhur në Turqi, ku një konflikt familjar për një borxh prej vetëm 250 euroshështë kthyer në një tragjedi të dyfishtë që ka lënë të shkatërruar një familje të tërë.
Sipas raportimeve të para, gjithçka ka ndodhur pas një debati të ashpër mes dy djemve të axhallarëve, të identifikuar si Emir Yilmaz (26) dhe Kaan Yilmaz (24). Të dy, që prej vitesh kishin raport të afërt familjar dhe ishin rritur bashkë, dyshohet se prej kohësh kishin mosmarrëveshje për një shumë parash që Emir ia kishte huazuar kushëririt të tij.
Dëshmitarët tregojnë se debati nisi me tone të larta pranë banesës familjare, ndërsa situata doli jashtë kontrollit kur fjalët e rënda u kthyen në përleshje fizike. Në kulmin e konfliktit, të rinjtë dyshohet se përdorën mjete të forta kundër njëri-tjetrit, duke shkaktuar plagë fatale.
Familjarët që dolën me vrap pas britmave janë përballur me një skenë rrëqethëse: dy djem të së njëjtës familje, të shtrirë pa shenja jete, ndërsa britmat dhe lotët pushtuan të gjithë lagjen.
Banorët e zonës janë shprehur të shokuar, duke thënë se askush nuk mund ta besonte se një konflikt për vetëm 250 eurodo të merrte dy jetë të reja dhe do ta kthente familjen Yilmaz në një tragjedi të pafund.
Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa kjo ngjarje po komentohet gjerësisht si një tjetër alarm për konfliktet familjare që përfundojnë në mënyrë fatale.
Një borxh i vogël… por një çmim i tmerrshëm: dy jetë të humbura dhe një familje e shuar nga dhimbja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
