LAJME / E Enjte 21 Gusht 2025, 00:12

I them presidentit të Amerikës të dëgjojë mirë” – Profesor Pilinçi i ‘tregon vendin’ Trumpit: Unë jam republikan para teje, dhëndri yt s’ka para

I vetëquajturi profesor Pëllumb Pilinçi, pasi prezantoi qeverinë hije në Vlorë, kësaj radhe ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Ai i drejtohet presidentit të SHBA-ve, që ta dëgjojë mirë, sepse ai e di mirë kush jam unë, – e fillon mesazhin e tij profesor Pilinçi.


“President, je ngatërruar në Amerikë, ke vajtur shumë herë në gjyqe për femra, por mos u ngatërro me tokën e shqiptarëve. Ai dhëndri jot, ai s’ka para. Por presidenti po ta dijë që dhëndri i tij bën këto, ai nuk e lejon. Është e ndaluar rreptësisht në këtë kushtetutën amerikane, që presidenti kur është në fuqi të bëjë tregti me një vend tjetër” – shprehet Pilinçi.

Ai më tej i kërkon presidentit Trump, të dalë e të thotë në publik që vajza ime dhe dhëndri im s’ka punë në tokën e Shqipërisë.


Pilinçi i kujton më tej se ai është bërë republikan më vonë se ai, madje i thotë që edhe amerikan është më i ri se sa vetë Pilinçi.

Nuk dihet se pse profesor Pilinçi ishte kaq i nxehur me presidentin Trump. Por përveç çështjes së Sazanit, ai do ketë pasur pakënaqësi që nuk e ka marrë në telefon për t’u konsultuar për çështjen e Ukrainës.


Gjithsesi, profesor Pilinçi në videon më poshtë, ia tregon vendin Donald Trumpit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE