
Një adoleshent 19-vjeçar me origjinë shqiptare dhe shtetësi boshnjake është arrestuar në Itali, pasi shkaktoi një aksident të rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një këmbësori.
Ngjarja ndodhi më 22 prill në Via di Boccea, në zonën e Casalotti-t në Romë, rreth orës 07:30 të mëngjesit, kur dy këmbësorë u përplasën nga një automjet tip “Smart” që drejtohej nga i riu.
Njëri prej të plagosurve, Nicola Acquaviva, 54 vjeç, ndërroi jetë në spital pas një jave në gjendje kritike në Spitali San Camillo, ku po trajtohej për plagët e marra.
Shoferi u shoqërua fillimisht në Spitali San Filippo Neri për analiza toksikologjike dhe alkooli, të cilat rezultuan negative. Më pas ai u vendos nën hetim për shkaktim aksidenti me pasoja fatale.
Të dy këmbësorët fillimisht u dërguan në gjendje kritike në spitale të ndryshme, përfshirë Poliklinika Gemelli, por gjendja e njërit prej tyre u përkeqësua deri në humbjen e jetës.
Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të të përfshirëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
