LAJME / E Hënë 11 Gusht 2025, 13:01

I nxehti afrikan, vjen lajmi qe askush nuk e deshiron

Vala e të nxehtit afrikan do të jetë prezente edhe në fillim të kësaj jave, ku në Berat dhe Shkodër do të regjistrohen temperatura deri në 42°C.

“Maksimumet në rang territori, regjistrohen shumë pranë vlerave 42°C, si në qarqet e Beratit dhe të Shkodrës. Po ashtu temperatura të larta do të kemi e në Tiranë, maksimumi në vlerën 41°C, po ashtu edhe në qarkun e Elbasanit dhe Gjirokastrës do të kemi temperatura 40, apo mbi 41°C”. Edhe në zonat malore ka një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që në qarkun e Kukësit, temperaturat të regjistrohen edhe në vlerën 38°C. Ndërsa zona më e freskët pritet të jetë juglindja, me maksimumet 35°C apo 36°C”, u shpreh Hakil Osmani, sinoptikan i “MeteoAlb”.

Megjithatë, kjo valë e të nxehtit përvelues pritet të zbehet pas së mërkurës, pasi do të ketë rënie të vlerave minimale dhe maksimale të temperaturave në të gjithë vendin.

“Sa i përket ditës së mërkurë edhe në ditët në vijim, do të kemi një rënie graduale të temperaturave. Pjesa e dytë e javës, meqe do sjellë dhe rënie të temperaturave të ajrit, pritet që mëngjeset të kenë një rënie më të ndjeshme, që do të regjistrohen vlerat 12°C apo 13°C, ndërsa maksimumet do të jenë 37°C apo 38°C”, shtoi Osmani.

Në përgjithesi, e gjithë java do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me diell nga jugu në veri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE