
Një ngjarje makabre që ka tronditur Italinë, vjen me një rrëfim të dhimbshëm nga 62-vjeçarja Lorena Venier, e cila pranoi se vrau të birin, 35-vjeçarin Alessandro Venier, duke bashkëpunuar me partneren e tij nga Kolumbia, Maylin Castro Monsaldo.
Sipas mediave italiane, Maylin, e cila është edhe nëna e një foshnje të lindur në janar, jetonte nën një regjim të dhunës dhe kërcënimeve të përditshme në familje.
Gruaja, që po trajtohej për depresion, kërkoi ndihmën e Lorena-s për të ndalur dhunën, duke shprehur frikën për jetën e saj.
Në një dëshmi tronditëse para hetuesve, Lorena tregoi se kishte drogëruar fillimisht djalin e saj me një ilaç të tretur në limonadë, më pas i kishte bërë një injeksion insuline për ta bërë të pavetëdijshëm
Lorena u shpreh se veproi nga frika dhe për të mbrojtur partneren e djalit të saj, të cilën e konsideronte si vajzën që nuk pati kurrë.
Hetimet kanë zbuluar se Alessandro kishte precedentë për dhunë dhe drogë, ndërsa mbrëmja e 25 korrikut kur ndodhi krimi mbetet një nga ngjarjet më të errëta të komunitetit lokal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
