LAJME / E Hënë 20 Korrik 2026, 16:04

I lindi djal, por Policia ja prishi festën Prishtinasit

Njësia reaguese e Stacionit Policor “Veriu” ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në një shtëpi ku po zhvillohej një aheng familjar, ka hasur Florim Alijën duke shtënë me armë zjarri.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, ia ka marrë armën e zjarrit dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknika, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit si dhe nëntë gëzhoja, ndërsa me urdhër të Prokurorit është kryer edhe bastisja e shtëpisë, por nuk janë gjetur prova të tjera.

Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, Florim Alija ka deklaruar se kishte shtënë me armë për të festuar lindjen e djalit të tij.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”, ndërsa pas përfundimit të procedurave policore është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE