LAJME / E Enjte 7 Gusht 2025, 00:12

I fundit! Rama me tjeter vendim te papritur: Nga kjo datë të gjithê..

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se, duke filluar nga 1 gushti, receta mjekësore në format unik ka nisur të zbatohet në të gjithë vendin. Kjo risi synon të përmirësojë cilësinë e shërbimit shëndetësor, duke siguruar më shumë siguri për pacientët dhe duke reduktuar burokracinë.


Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky ndryshim “vjen dëshmia për më shumë siguri për pacientët, më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët, dhe një ndjekje më të saktë të trajtimit”.

Përfitimet e sistemit të ri
Farmacistët e kanë përshëndetur ndryshimin, duke e cilësuar si një lehtësim real në punën e tyre. Ata theksuan se formati i ri përmban të gjithë elementët e nevojshëm për një ekzekutim të saktë të recetës.


Siguri më e lartë: Sistemi i ri ndihmon veçanërisht profesionistët e rinj të përcaktojnë saktë emrin e barnave dhe dozat, duke ulur ndjeshëm mundësinë e gabimeve mjekësore.
Lehtësi për pacientët kronikë: Për pacientët me sëmundje kronike, receta e re mund të vlejë deri në gjashtë muaj, duke shmangur nevojën për vizita të shpeshta te mjeku.

Qartësi në përshkrim: Medikamentet do të shkruhen sipas përbërësit aktiv, duke e bërë procesin më të qartë dhe duke shmangur konfuzionin që shkaktonin emrat e ndryshëm tregtarë.


Ky ndryshim, i quajtur si “një investim modest” me ndikim të madh, pritet të përmirësojë ndjeshëm komunikimin mes mjekut dhe farmacistit. Për të garantuar funksionimin e duhur të sistemit, farmacistët kanë bërë apel që të gjitha institucionet mjekësore t’i përmbahen udhëzimeve të reja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE