
Një sherr mes dy vëllezërve në Kretë ka degraduar me përdorimin e thikës. 67-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga vëllai i tij 63-vjeçar pas konfliktit mes tyre.
Sipas mediave helene, dy vëllezërit gjatë ditëve të fundit, kishin jetuar bashkë
në shtëpinë e prindërve dhe kanë pasur një debat të ashpër mes tyre.
63-vjeçari e goditi vëllain e tij me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë dhe në bark.
Goditja rezultoi fatale dhe për pasojë humbi jetën. 63-vjeçari është arrestuar nga policia ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
