
Një nga biznesmenët më të njohur në sektorin e infrastrukturës, Rrok Gjoka, është thirrur për të dhënë llogari në SPAK, në kuadër të një hetimi që lidhet me disa nga projektet më të mëdha rrugore në vend.
Sipas burimeve, hetimi lidhet me investime strategjike si:
Projekte të tjera infrastrukturore me vlerë të lartë financiare
Hetimi përfshin edhe emra të tjerë të njohur
Burime nga hetimi bëjnë me dije se përveç Gjokës, SPAK pritet të marrë në pyetje edhe një numër të konsiderueshëm biznesmenësh dhe kontraktorësh të sektorit të ndërtimit.
si dhe një listë e gjatë personash të tjerë të përfshirë në kontrata apo nënkontrata të projekteve publike.
Fokus i hetimit: kontratat dhe flukset financiare
Hetimi i Prokurorisë së Posaçme është përqendruar në:
mënyrën e realizimit të projekteve
procedurat e tenderimit dhe kontraktimit
lëvizjet financiare dhe pagesat
verifikimin e mundshëm të shkeljeve ligjore
SPAK synon të zbulojë nëse gjatë realizimit të këtyre investimeve publike ka pasur favorizime apo elementë që mund të përbëjnë vepër penale.
Burimet tregojnë se hetimi ka hyrë në një fazë më intensive dhe pritet që në ditët në vijim të thirren edhe emra të tjerë për të dhënë shpjegime mbi projektet infrastrukturore në Shqipërij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
