LAJME / E Enjte 26 Tetor 2023, 15:03

I dehuri për pak sa nuk shkakton tragjedi në Tiranë, i hedh lëndë djegëse vetes dhe nuses. Më pas përplaset me makinë

Një i dehur ka qenë duke shkaktuar një tragjedi mëngjesin e sotëm në Tiranë. Policia njoftoi se 49-vjeçari ka lagur në trup me lëndë djegëse veten dhe bashkëshorten e tij.

Fatmirësisht edhe pse në gjendje të dehur ai nuk ka ndezur flakë mbi trupat e të dyve. Por sërish veprimet e 49-vjeçarit kanë qenë të rënda.

Ai u largua me një makinë, të cilin e përplasi me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi një thikë./tvklan.al