LAJME / E Mërkurë 29 Prill 2026, 11:11

“I bëj thirrje urgjente…”/ Çfarë thotë Berisha për ndryshimin drastik të Ilir Metës

Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët reagoi për herë të parë, pas daljes publike të ish-presidentit Ilir Meta, ditën e djeshme, 27 prill.

Në seancën e djeshme ndaj tij, Meta u shfaq për herë të parë publikisht pas rreth 18 muajsh paraburgim… dhe, pas kafazit të xhamit në seancë, u vu re një ndryshim drastik në pamjen fizike të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha e cilësoi mënyrën e paraqitjes së Metës në sallën e gjyqit si “trajtim çnjerëzor” dhe e interpretoi atë si një akt hakmarrjeje politike nga qeveria, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Ish-presidenti i Republikës, ish-kryetari i parlamentit dhe ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, aktualisht kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare,

Partisë së Lirisë, i burgosur politik, u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë provë e faktuar për një vepër penale të çdo natyre qoftë ajo.

Ky akt çnjerëzor brutal, i urdhëruar direkt nga Edi Rama, riktheu para shqiptarëve skenat e gjyqeve politike staliniste të Enver Hoxhës, babait shpirtëror të Edi Ramës, dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës. Ky akt hakmarrës i verbër nuk është një qëndrim i rastit dhe as i izoluar ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, zotit Ilir Meta.

Në tetor të vitit 2024, me urdhër direkt të Edi Ramës, Ilir Meta u arrestua nën filmim, tek hynte në Tiranë, nga policia pa i paraqitur asnjë fletë arresti. Ai u nxor me forcë në rrugë nga makina me të cilën udhëtonte nën mbrojtjen e Gardës së

Republikës, u tërhoq zvarrë dhe u godit para kamerave nga policë të porositur për aktin e tyre dhe si person nën hetim u dërgua në burg”, tha Berisha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE