
Tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, ndërsa përplasja mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vazhdon pa një zgjidhje të afërt.
Situata është përqendruar veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, ku Irani ka shtuar praninë dhe kontrollin.
Përpjekjet për të ulur tensionet nuk kanë dhënë rezultat. Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit nuk solli marrëveshje, ndërsa nga pala iraniane pranohet se ka ende dallime të mëdha, sidomos për çështjet bërthamore dhe kontrollin e ngushticës.
Edhe pse flitet për disa hapa përpara, një marrëveshje duket ende larg.
Ndërkohë, në SHBA po shtohet shqetësimi për zhvillimet e fundit.
Presidenti Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale duke e cilësuar Izraelin si një nga aleatët më të fortë të Amerikës, duke vlerësuar qëndrimin e tij në këtë situatë.
Situata është diskutuar edhe në Shtëpinë e Bardhë, ku është zhvilluar një takim urgjent për të analizuar hapat e ardhshëm, si për negociatat ashtu edhe për zhvillimet në terren. Sipas burimeve amerikane, nëse nuk ka përparim në bisedime, ekziston rreziku që përplasja të rikthehet sërish në konflikt të hapur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
