
Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje ka çuar në identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të shkeljes.
Bëhet fjalë për shtetasin Kozak Braçi, 32 vjeç, i njohur për daljet e tij në rrjetet sociale
Policia e Komisariatit Nr. 4 në Tiranë reagoi menjëherë pas publikimit të videos duke kryer verifikimet e nevojshme. Pavarësisht se pamjet ishin regjistruar disa kohë më parë, autoritetet arritën të identifikonin personin që kishte ndotur mjedisin dhe e shoqëruan atë për veprime të mëtejshme procedurale.
Në përfundim të veprimeve, Kozak Braçi u ndëshkua me një gjobë prej 100 000 lekësh, bazuar në nenin 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000 dhe nenin 15 të Kodit Rrugor.
Ndërkohë, materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vlerësim të mëtejshëm ligjor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
