
Eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku, theksoi rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe të atyre organike.
Sa i përket qumështit, Pilku këshillon konsumatorët të jenë shumë të kujdesshëm:
“Konsumatori duhet të shohë edhe kompaninë që ka siguri të lartë. Duhet ta heqim nga mendja qumështin e rrugës. Në qumështin e rrugës nuk dimë çfarë po pimë.
E para, duhet të dimë kush e ka prodhuar. Nëse e dimë kush e prodhon, ka një gjurmueshmëri dhe duhet ta shoqërojë me dokument laboratorik. Duhet të shohim me çfarë ambalazhi e tregton.
Me çfarë temperature e mban. Kemi parë qumësht duke u shitur në 45 gradë në rrugë. Ai qumësht mund t’ju helmojë.”, tha eksperti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
