LAJME / E Enjte 28 Nëntor 2024, 01:01

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Republikës Domenikane vetëm për pasaportat që lëshon ministria e Jashtme

Ka hyrë në fuqi ditën e sotme vendimi i Këshillit të Ministrave për heqjen e vizave me Republikën Domenikane.

Shteti tropikal ndodhet në ishullin Hispaniola të Karaibeve dhe njihet për plazhet e bukura, resortet dhe sportin e golfit.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Domenikane, për heqjen e vizave për shtetasit, mbajtës të pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe zyrtare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.