LAJME / E Mërkurë 13 Maj 2026, 00:12

“Hedh budallai i madh një gur në lumë…”, Rama-Berishës: Me Diellën do ia kalojmë edhe BE-së për prokurimet

Pas akuzave të kreut demokrat, ka reaguar si rrallë herë Kryeministri, i cili më parë shprehej se nuk kishte ndërmend t’i përgjigjej një “non grate”, duke shmangur në shumë raste debatet, qoftë edhe në distancë me Berishën…

Kreu demokrat Sali Berisha dhe Kryeministri Edi Rama u përfshinë në një debat në distancë lidhur me prokurimet publike. Berisha akuzoi Qeverinë se i ka dhënë 1.5 mld euro tendera 10 biznesmenëve, ndërsa i ka bërë 800 pagesa nga Thesari, Armando Frangut, vetëm përgjatë 1 viti.

Madje, kreu demokrat akuzoi Kryeministrin se ka paraqitur të dhëna të pasakta lidhur me gjendjen e prokurimeve publike në vend, duke e cilësuar deklarimin e tij si mashtrim të hapur.

“Edi Rama dhe qeveria e tij e mashtrimit deklaron se ka prokuruar në vit 10 përqind të GDP-së dhe e shpall veten kampion. Mashtrues i paskrupullt. Si e ka realizuar mashtrimin? Ka llogaritur prokurimet publike dhe prokurimet publike të anuluara. Në qoftë se nga prokurimet publike të vendit zbriten prokurimet e anuluara, Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në botë të prokurimit publike, dhe jo që nuk e ka 10, por e ka gjithsej 4.9 përqind. Histori banale kjo e një njeriu delinkuent që ose mashtron me qëllim ose është tabula rasa dhe nuk di çfarë thotë”, u shpreh Berisha.

Pas akuzave të kreut demokrat, ka reaguar si rrallë herë Kryeministri, i cili më parë shprehej se nuk kishte ndërmend t’i përgjigjej një “non grate”, duke shmangur në shumë raste debatet, qoftë edhe në distancë me Berishën.

Por këtë rradhë, Rama ka vendosur të replikojë, ndërsa shprehet se Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, në fushën e prokurimeve, ku është bërë progres i madh dhe është në ngjitje. Madje Rama shprehet se me Diellën në prokurimet publike do të arrihet brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale.

“Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie!

Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europia, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, këtë as i madhi e as të vegjëlit nuk kanë se si e thonë, sepse budallallëku ka kufi vetëm vetveten

Rëndësi ka që duan s’duan ata që s’duan, sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale”, shkruan Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE