LAJME / E Hënë 6 Prill 2026, 16:04

Haradinaj përkujton 27-vjetorin e rënies së Sadri Zenelit dhe bashkëluftëtarëve në Jabllanicë

Në postimin e tij në Facebook, ai theksoi se Jabllanica e Gjakovës i dha luftës luftëtarë të zotë dhe me ideale të mëdha, të cilët ndikuan në rrjedhën e shumë betejave për liri.

“Jabllanica e Gjakovës i dha luftës çlirimtare luftëtarë të zotë, burra me ideale të mëdha, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave për liri. Njëri ndër ta ishte bashkëluftëtari Sadri Zeneli,

të cilin sot e përkujtojmë në 27-vjetorin e përjetësimit të tij. Sadriu ishte më shumë se një luftëtar. Ishte mësues, prijës popullor dhe nismëtar i hershëm i rezistencës kundër armikut.

“Në këtë përvjetor kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët: Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha, të cilët me heroizmin e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!”, shkroi i pari i AAK-së./Klankosova.tvdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE